Sot nis viti i ri akademik 2022-2023.
Me qindra studentëdo tu rikthehen auditorëve, dhe rreth 19 mijë do të nisin vitin e parë të studimeve.
Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë viti akademik do të nis me protestat e paralajmëruara nga pedagogët, të cilët kanë ngritur shqetësimet e tyre për rritje page.
Kujtojmë se qeveria ka miratuar vendimin për rritjen e pagave deri në masën 5%.
Dje ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë urimin e saj, ku tha se ky vit akademik do të jetë ndryshe nga vitet e kaluara pasi e gjithë bota po përballet me efektet e luftës në Ukrainë.
Sipas saj, qeveria dhe ministria kanë dhënë bursa dhe ka përjashtuar nga tarifa vjetore një sërë kategorish, si studentët që zgjedhin lëndë prioritare, ekselentët dhe ata që kanë fituar medalje nëpër olimpiada.
Gjithashtu, ministrja Kushi thotë se janë rritur standardet infrastrukturore dhe të mësimdhënies në universitete. Ajo pati një urim edhe për pedagogët, për të cilët tha se mbështetja e qeverisë për ta do të vazhdojë pa u ndalur.