Ukraina: Ushtria ruse ka rrëmbyer zëvendëskryetarin e centralit bërthamor në Zaporizhzhia

1 Minuta Lexim

Një nënkryetar i centralit bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia në Ukrainë është rrëmbyer nga forcat ruse dhe është arrestuar në një vend të panjohur, tha të martën kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës “Energoatom”.

Energoatom i bëri thirrje shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi që të marrë “të gjitha masat e mundshme” për të ndihmuar në lirimin e Martynyuk. IAEA nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Grossi do të takohej të martën me presidentin rus Vladimir Putin, sipas Kremlinit.

Incidenti vjen pas ndalimit të shefit të atëhershëm të uzinës, Ihor Murashov, më 1 tetor. Grossi njoftoi lirimin e tij më 3 tetor, pas së cilës IAEA tha se Murashov nuk do të kthehej në detyrat e tij si drejtues i uzinës.

Objekti, centrali bërthamor më i madh në Evropë, u pushtua nga Rusia në ditët e para të pushtimit të Ukrainës, por ende operohet nga stafi ukrainas.

Rusia njoftoi plane javën e kaluar që personeli i saj të marrë kontrollin e uzinës, një masë që u refuzua nga shefi i Energoatom, Petro Kotin. Kotin e emëroi veten drejtor të uzinës dhe tha se vendimet për funksionimin e saj do të merren në Kiev.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull