16-vjeçari Mariglen Gjonaj, u zhduk në rrethana misterioze në maj të vitit 2015, dhe familjarët nuk dinë asgjë për fatin e tij.
Prindërit shpreheshin se ai atë ditë ka pasur në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra.
Sot policia e Lezhës ka bërë me dije se trupi i Mariglen Gjonajt ishte gjetur i pajetë pas 7 vitesh. Ndërkohë vrasësi i tij është shtetasi Kristjan Cenaj.
Policia ka kapur 30-vjeçarin, i cili është ndaluar nga policia.
Sipas bluve të Lezhës, Mariglen Gjoni u vra nga Kristjan Cenaj për t’i vjedhur orën ‘Rolex’ dhe varësen e floririt.