Kristo Cipa
(Meditim për profesor Odise Çaçin)
Në brigjet e mia ku dallgët historike kanë goditur pamëshirshëm dhe pambarimisht, ka patur dhe do të ketë shkëmbenj të fortë e kryeneç aq sa dallga veç e lëmon dhe pastaj bie në dashuri me të. Nga fshati Palasë me një histori të thinjur as kanë munguar dhe as do mungojnë personalitetet që kulturës sonë kombëtare dhe më gjërë i kanë dhënë zë dhe vërtetësi
Në Vlorë prej gati pesëdhjetë vjet jeton dhe rrezaton dituri dhe vërtetësi një personalitet madhor që çdokush e njeh dhe e nderon me të të gjithë fuqinë e shpirtit. Ky është profesor Odise Çaçi që krizat e identitetit, personalitetit,baltosjet, deformimet dhe çdo izëm e kohës jo vetëm që nuk e prekën por përkundrazi e lartësuan dhe zbukuruan shtatoren me gjak, mish dhe ndërgjegje të lartë kombëtare. Profesor Odisea i pranuar dhe përfaqsuar me dinjitet në shumë universitet europjane, skalit me durim dhe përditshmëri monumentin e të vërtetës për kombin shqiptar dhe historinë e tij. Sa herë gjen dhe publikon fakte historike , shekujt e ndryshkur nga haresa dhe eshtrat e atyre që luftuan për këto të vërteta luajnë duke lëvizur dheun që mbajnë mbi shpinë të përzier me gjakun e tyre ende të patharë.
Ndjej shumë krenari për këtë profesor jo vetëm që është kresht e lartë në profesionin e tij fisnik por është nga bregu im i bukur dhe pak më i bukur në shpirt
Seç ka një zë të lartë e të qëruar që as erërat e forta , as ngricat e kohës nuk ja ngjirën por ja qëruan duke e kthyer në tenorin e së vërtetës
Në shpirtin e tij ka një plagë të rëndë që çdo ditë i jep bekim dhe e kungon drejt dritës dhe lartësisë. Vetëm karaktere të tilla si të profesor Odisesë mund të marrin dritë nga dhëmbja dhe tua shpërndajnë njerëzve dhe kohës për tu qartësuar nga mjegullat e kohës që dalin shpesh në gjiret e detit dhe tentojnë të asfiksojnë majat e malave
S’tundet malet nga gjëmimet!- ky varg monumental popullor më kujtohet shpesh kur shoh që njerëz anonimë liliput e sulmojnë për të zbehur fosforin rezstues të fosilitet kockor të së vërtetës së pa kundërshtueshme që profesori
deklamon.
Me dhjetra studentë, kolegë, patriot dhe njerëz të thjeshtë në këtë kohë të trazuar marrin kurajo dhe argument nga vepra e profesorit
Shpirti i këtyre njerëzve sado i fuqishëm që është ndaj dallgëve të jetës po aq delikat është ndaj mosvlerësimit që autoritetet e kohës në pandjeshërinë katastrofike shkelin ndjeshmërinë e tyre. Bashkia e Himarës dhe ajo e Vlorës kanë detyrimin historik për ta vlerësuar
Midis shumë halleve që këtë vend e kanë zënë ka edhe fate të veçanta e të rralla që njerëz si profesori vullnet hekurt ekziston për të mos u aratisut e vërteta e kohës dhe e shekujve. Le ti urojmë jetë të gjatë e shëndet shkëmbi këtij profesori nga Palasa e lashtë me mendim të qartë e zë të lart