Barazimi i parë pa gola në Botëror, Danimarka dhe Tunizia ndajnë pikët në grupin D

1 Minuta Lexim

Danimarka dhe Tunizia janë ndalur në një barazim, i dyti për këtë Botëror dhe i pari pa gola, pas 5 sfidave të luajtura.

Takimi i cili u zhvillua në stadiumin “Education City” ishte vërtet i luftuar, me të dyja skuadrat që provuan me shanset e tyre, por pa mundur të gjenin rrjetën.

Për Tunizinë mund të quhet një rezultat i mirë, pasi mund të shpresojë te një kualifikim i mundshëm.

Nga ana tjetër, për Danimarkën ishte një hap fals, pasi nordikët vijnë me objektiva të mëdha këtë Botëror.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull