Brikena Prifti “zhvishet” nga petku i spikeres së lajmeve, ja ku do ta shohim në vazhdim

2 Minuta Lexim

Atë jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë serioze në prezantimin e edicionit informativ në televizionin “Klan”.

Tani e në vazhdim, Brikena Prifti do të vijë në një tjetër format për shikuesit shqiptarë, madje edhe në një tjetër television. Gazetares i është besuar emisioni i pasdites në “Vizion Plus”.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Brikena me anë të një postimi në instagram ku shprehet:

“Ndonjëherë duhet të dalim nga muret e shtëpisë për t’u rritur. Faleminderit familjes “Klan” për krijimin e një mundësie të jashtëzakonshme profesionale, e çdokujt me të cilin bashkëpunova e më mbështeti në këto vite të mrekullueshme, që më kanë dhënë shumë në çdo aspekt! Mirënjohëse gjithë jetën.”

Kujtojmë që për shumë vite, Prifti ka qenë një nga spikeret e lajmeve më simpatike në ekranet shqipatre. Ky rrugëtim do të jetë diçka plotësisht e re për gazetaren, pasi kurrë më parë nuk e kemi parë në moderimin e një emisioni.

Më herët në një intervistë, nga të paktata që ka zhvilluar Brikena gjatë karrierës së saj, ajo foli rreth konkurencës në lidhje me spikeret e tjera të lajmeve.

E pyetur nëse ka ndierë konkurrencë nga spikeret e tjera të lajmeve, apo nëse është parë shtrembët prej tyre, Brikena u shpreh se ka pasur konkurrencë si në çdo punë, por shtrembët nuk e kanë parë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull