Teksa seanca plenare ka qenë e ndërprerë dhe Sali Berisha fliste në Facebook, pati një debat mes tij dhe ministrit Ulsi Manja.
“Ja iku dhe Xhaçka, investitorja jonë strategjike. Kjo është ministrja investitore strategjike”, tha Berisha duke iu drejtuar më pas Ulsi Manjës.
“Ulsi, vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd, prandaj bëhesh badigardi Ramës ti. Prandaj të sjell ty si binjak të Spiropalit”, tha Berisha duke kërkuar fjalën.
Ndërkohë që ministri i kujtoi disa herë humbjen e Berishës në Dibër.
Ka nisur me debate të ashpra seanca e sotme plenare në Kuvend për shkak të kohës së shpërndarë për mocionin me debat për Integrimin Europian. Grupi i Rithemelimit kërkoi më shumë kohë ndërkohë që drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj i njoftoi se nuk kanë grup parlamentar dhe nuk mund të ketë më shumë kohë.
Ndërkohë që opozita kërkoi përjashtimin e Kryeministrit Rama nga Kuvendi për gjuhën e përdorur në seancën e kaluar, e cila sipas Albana Vokshit ishte vulgare. Sot gjithashtu do të ketë diskutime për masat lidhur me kursimin e energjisë elektrike.
Ndër të tjera do të diskutohet për projekltligjin e ndërtimit të segmentit Qukës-Qafë Plloçë, akt normative për miratimin e tekstit të amendimit të katërt në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. Në seancën e sotme plenare, deputetët diskutojnë edhe raportet e Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka.