Deputetja Kryemadhi sulmon ndërkombëtarët: Burokratë institucionesh që zbatojnë politikat e partive që janë në pushtet

1 Minuta Lexim

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi,  ka sulmuar ashpër ndërkombëtarët, duke thënë se janë burokratë institucionesh.

Në emisionin “Debat” në A2CNN ajo është pyetur për bashkëpunimin me kreun e PD-së, Sali Berisha, i cili është shpallur   “non grata” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Sigurisht që ndërkombëtarët kanë rëndësinë e tyre, por situata ku gjenden shqiptarët nuk ka të bëjë me atë që mendojnë ndërkombëtarët. Pjesa më e madhe janë burokratë institucionesh që zbatojnë politikat e partive që janë në pushtet”.

Sipas Kryemadhit, Partia Demokratike është përtej zotit Sali Berisha.

“Vetë opozitarizmi është përtej liderëve të opozitarizmit. Një opozita e fortë do të krijojë opozitë të fortë. Një opozitë e eliminuar krijon diktaturën e krimit”, ka thënë Kryemadhi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull