Jam trokë dhe ajo nuk më ndihmon”- Motra e Georgina Rodriguez habit me deklaratën e saj për modelen

1 Minuta Lexim

Motra e Georgina Rodriguez, Patricia , ka rrëfyer se nuk mban një marrëdhënie të mirë me modelen.

Po ashtu ajo pohoi se po kalon një moment të vështirë financiarisht.

“Unë jam trokë dhe motra ime nuk më ndihmon,” tha Patricia për emisionin televiziv Socialite.

“Ajo që më dhemb më shumë janë fëmijët e mi, jo unë, në fund të fundit një copë bukë mund të ha, por fëmijët e mi që janë nipat e saj… Ndonjëherë kam mjaftueshëm për të ngrënë, ndonjëherë jo. Ndonjëherë kam mjaftueshëm për të paguar qiranë, ndonjëherë jo. Si motër nuk e pres gjithë këtë”,– u shpreh ajo.

Tension në familjen e Georgina Rodriguez

Që prej vdekjes së babait të tyre tre vite më parë, tensioni mes motrave është rritur. Megjithatë, ajo nuk hezitoi t’i dërgonte një mesazh të dëshpëruar motrës dhe kunatit të saj, Ronaldos.

“ Georgina , kam nevojë për ndihmë, ti je motra ime”, shtoi ajo.

“E di që nuk ka asnjë detyrim dhe përgjegjësi, por, meqë është mbështetëse dhe kaq e mirë me të tjerët, të paktën të jetë me nipat dhe mbesat. Nëse nuk doni të jeni me mua, jini me nipërit tuaj.”– përfundoi Patricia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull