Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka lënë studion e emisionit mbrëmjen e sotme teksa ndodhej përballë një paneli me zv.ministrin e Ekonomisë Besard Kadia. Gjatë debatit për Portin e Durrësit, ai ka replikuar me Kadinë pasi nuk po e lejonte të përfundonte argumentin.
Pasi tentoi disa herë të ngrinte tezën e tij dhe Kadia e mori situatën me sportivitet, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio, pavarësisht insistimit të moderatores për të qëndruar.
“Jo mos ik, mos ik, Endri”, ju drejtua moderatorja e emisionit “Now”, por Shabani e kishte vendosur. “Kam shumë respekt për ty, por natën e mirë”, i tha ai Erla Mëhillit.
“Endri ike? Si i bëhet tani? Heshtje në emision,” u shpreh duke qeshur Kadia. Më herët, kreu i Nismës Thurje i kërkoi zv.ministrit t’i jepte llogari për aferën e Portit të Durrësit me argumentin se 40% e të ardhurave të tij shkojnë për rrogën e Kadias.