Kërcënon Erdogan: Greqia nuk i njeh kufijtë e saj, avionët dhe armët nuk do të jenë të dobishme për ju. Mos u ngatërroni me ne

2 Minuta Lexim

Rexhep Tajip Erdogan bëri deklarata të reja nxitëse për Greqinë në konferencën për shtyp që dha nga samiti i G20 ku po merr pjesë.

I pyetur për marrëdhëniet e Turqisë me Greqinë dhe nëse kjo është diskutuar në takimin me presidentin amerikan Joe Biden, Erdogan u përgjigj se “Greqia nuk i njeh kufijtë e saj. Tani jemi fqinjë. Mos u ngatërroni me ne.”

“Në Greqi ka 2-3 emra që nuk rrinë të qetë, vazhdimisht bëjnë deklarata të tilla, vazhdimisht thonë fjalë të tilla, nuk i dinë kufijtë”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk në fakt e ka përsëritur kërcënimin e tij me shprehjen “mund të vijmë papritur një natë” duke shtuar se “këto janë fjalë të mira për mua”.

Rexhep Tajip Erdogan iu referua edhe çështjes së ishujve të Egjeut lindor duke thënë “armatosni sa të doni, asnjë nga këto nuk do t’ju sjellë dobi”.

“Turqia është këtu, ju do ta dini vendin tuaj. Nëse lexoni historinë dhe të kaluarën, do ta shihni. Të gjithë avionët dhe armët që vijnë nuk do të jenë të dobishme”, tha presidenti turk.

Presidenti turk u pyet edhe për reagimin e Greqisë në lidhje me vendimin e Organizatës së Shteteve Turke për t’i dhënë statusin e vëzhguesit pseudoshtetit turk qipriot dhe ai u përgjigj:

“Vendimi i marrë ishte i ligjshëm. Ne nuk kemi nevojë për lejen e askujt dhe të asnjë vendi. Ne do t’u japim përgjigjen e nevojshme atyre vendeve që i qasen çështjes negativisht.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull