Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 22 nëntor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Teuta Hoxha të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë. Gjatë seancës dëgjimore më 10 nëntor, Hoxha u përball me barrat e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi paraprak.
Problemet kryesore që u evidentuan nga Komision i kishin të bënin me pamundësi të vërtetimit të burimeve për një apartament në përdorim në Tiranë, në pronësi të babait të bashkëshortit; një apartament në Golem; të një zyre dhe të dy automjeteve.
Po ashtu, u konstatua gjykimi i tre çështjeve në kushtet e konfliktit të interesit. Hoxha i kundërshtoi gjetjet e Komisonit dhe kërkoi çeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin – kërkesë që nuk u pranua.
Procesi i vetingut për gjyqtaren Hoxha u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.
Teuta Hoxha ka një karrierë 22-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Që prej vitit 2000 ajo kreu funksionin si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë