Krerët e BE-së në Tiranë, a jeni dakord të zhvillohet protesta më 6 dhjetor? Ja si përgjigjet Meta

1 Minuta Lexim

Kryetari i PL-së, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse ishte dakord me thirrjen e Sali Berishes për protestë në 6 dhjetor, ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën.

Ndërsa ndodhej në Panairin e Librit, Meta preferoi të shmangte përgjigjien lidhur me këtë temë, duke deklaruar se donte të fliste vetëm për librat.

“Sot jemi tek libri, jemi tek heronjtë e shoqërisë sonë, sepse dua t’i përshëndes  të gjithë, duhet më shumë mbështetje në mënyre që jo vetëm libri të ketë më shumë mundësi të prekur nga sa më shumë lexues, por përmes librit të formojmë qytetarë të denjë për vendin”, u tha Meta.

Nga ana tjetër, Berisha pasi konfirmoi datën e protestës së 6 Dhjetorit, tha se liderët e Bashkimit Europian duhet ta merrnin këtë protestë si një mikpritje dhe shtoi se do të merreshin masat për të mos patur raste dhune apo tensione.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull