Kur do të ketë protesta? Berisha “i fiksuar” tek 6 dhjetori: Liderët e BE do vijnë, dhe ne në Tiranë do jemi

1 Minuta Lexim

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike se do të kërkojë që protesta e opozitës të mbahet me 6 dhjetor, datë që përkon me samitin e liderëve të BE që do të vijnë në Shqipëri. Në fjalën e tij, Berisha tha se qëllimi është që Europa të dijë cilat janë problemet e shqiptarëve.

“Ku dhe kur do të ketë protesta? Sot është mbledhja e Kryesisë dhe unë do të sugjeroj vendimin për protestën e radhës. Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë për të paraqitur të gjithë problemet me të cilat përballen shqiptarët. Në mënyrën më dinjitoze dhe duke garantuar asnjëlloj vështirësie përveçse mikpriten por duke nderuar Shqipërinë për të sjellë në arenë të themi problemet madhore me të cilat përballen shqiptarët sot. Tani cila do të jetë dita, këtë do e përcaktojë Kryesia e PD. Protesta e parë dridhi themelet e narkoshtetit. Ishte triumfi i popullit opozitar mbi narkokracinë dhe monizimin e plotë. Protesta e dytë them, varet nga dita, synon të sjellë në skenë të vërtetat e mëdha të kombit. është një ngjarje e rëndësishme për vendin”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull