Më 14 nëntor mbledhje e përbashkët e Qeverive Shqipëri – Maqedoni e Veriut

1 Minuta Lexim

Qeveria shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë më 14 nëntor në Shkup një mbledhje të përbashkët, e cila pritet që të nisë në orën 10:30 për tu mbyllur brenda ditës.

Kjo u vendos në seancën e 100-të të Qeverisë maqedonase.

“U shqyrtua dhe miratua Informacioni për mbajtjen e mbledhjes së dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, sqarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Seanca do të mbahet në Shkup.

Ndryshe, më 25 tetor të këtij viti u mbajt seanca e 95-të e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ku ndër të tjera u vendos për lëvizje me letërnjoftime në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu u miratua edhe vendimi për njohjen e kualifikimeve profesionale ndërmjet këtyre vendeve. Këto marrëveshje janë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kujtojmë se në korrikShqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën dritën jeshile për të filluar negociatat, të cilat mund të çojnë në anëtarësimin në union.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull