Manjati rus Oleg Tinkov thotë se ka hequr dorë nga shtetësia për shkak të rezervave të tij për luftën në Ukrainë.
“Kam marrë vendimin për të hequr shtetësinë ruse. Unë nuk mund dhe nuk do të lidhem me një vend fashist, që filloi një luftë me fqinjin e tij paqësor dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm çdo ditë”, shkroi Tinkov në Instagram të hënën.
“Shpresoj se më shumë biznesmenë të shquar rusë do të më ndjekin, kështu që kjo dobëson regjimin e [Presidentit Vladimir] Putin dhe ekonominë e tij, dhe e vë atë përfundimisht në humbje,” shtoi 54-vjeçari, i cili ka qenë i vendosur jashtë Rusisë vitet e fundit.
close
volume_off