Motra e Kim Jong-un ‘shpërthen’ ndaj Koresë së Jugut: Idiotë, i hedhin benzinë zjarrit

1 Minuta Lexim

Motra e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka sulmuar Korenë e Jugut duke e cilësuar qeverinë e saj si ‘idiote’ për marrjen në konsideratë të sanksioneve të reja kundër Veriut.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se po shqyrtonte sanksione ndaj Veriut pas breshërisë së saj të shtuar të testeve raketore , ndërsa deklaruan gjithashtu se do të merrnin masa kundër sulmeve kibernetike nga Koreja e Veriut.

Ajo vazhdoi ta quante presidentin e Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol dhe administratën e tij “idiotë që vazhdojnë të krijojnë situatën e rrezikshme”, ndërsa paralajmëroi Jugun se sanksionet “e dëshpëruara” dhe presioni ndaj vendit të saj vetëm sa do “i hedhin benzinë zjarrit” në konfliktet mes vendeve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull