Gjykata e Posaçme po shqyrton sot verifikimin e masave të sigurisë për të arrestuarit e fundit për inceneratorin e Fierit.
Loren Liço, përfaqësues i Juri Imerajt, i shpallur në kërkim për inceneratorin e Fierit, është shprehur se klienti i tij ka qenë në dispozicion të hetimit për dy vite, ndërsa tashmë është larguar jashtë vendit për arsye shëndetësore.
“Klienti im ka qenë për dy vjet në dispozicion të hetimit. Ai është administrator i një prej kompanive të kontraktuara nga koncensionari. Është larguar nga vendi për probleme shëndetësore. Akuzat kundër tij janë një absurditet. Ai do të përballet me drejtësinë. Kontraktimi i tij ka qenë ligjor dhe çdo transaksion financiar është bërë përmes bankës”, tha avokati.