Nuk e lanë të bëjë karrierë dhe…?! Meta: Koha për t’i dhënë fund këtij regjimi që na vrau shpresën!

3 Minuta Lexim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me strukturat në qytetin e Lezhës. Meta tha se është koha për të bërë gjithçka që t’i japim fund këtij regjimi shpresëvrasës, që quhet Rilindje.

Ai tha se këtë gjë e kanë të qartë dhe socialistët e ndershëm. “Për të shprehur vullnetin e Partisë së Lirisë dhe vullnetin tim për një Shqipëri që iu përket të rinjve dhe një Lezhë që iu përket të rinjve dhe të rejave. Të gjithë atyre të cilëve duhet t’ua heqim nga mendja idenë se vetëm largimi nga Lezha dhe Shqipëria mund t’iu japë një jetë më të mirë. Kjo ide është asgjësuese për të ardhmen e Lezhës, të Shqipërisë, për të ardhmen e familjeve shqiptare dhe për të ardhmen e kombit tonë.

Sot dhe Forbes e rendiste Shqipërinë si vendin e tretë në botë sa iu takon të larguarve. Si një vend që ka lënë pas Sirinë, Afganistanin e shumë vende të tjera në gjendje lufte. Shkaqet janë të qarta, pasiguria e madhe për të ardhmen, korrupsioni i jashtëzakonshëm, pamundësia e të rinjve për të pasur një jetë të garantuar, me dinjitet, me paga që garantojnë një dinjitet në shoqëri dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen.

Koha për të bërë gjithçka që t’i japim fund këtij regjimi shpresëvrasës, që quhet Rilindja. Këtë gjë e kanë të qartë dhe socialistët e ndershëm. Ju jeni dëshmitarë të dallimeve të mëdha në të kaluarën dhe të sotmen për sa i takon dëgjimit të zërit të qytetarëve, konsultimit me ta të projekteve të qytetit. Ju jeni dëshmitarë se si janë braktisur fusha e bregut të Matës, e Torovicës, Zadrimës dhe askush nuk punon sepse qeveria e ka braktisur bujqësinë e blegtoraninë jo vetëm në Lezhë.

Përse duhet të eksportojë Maqedonia 3 deri në 4 herë më shumë ushqime, prodhime bujqësore, blegtorale se sa Shqipëria. Në këtë vend pothuajse janë përgjysmuar dhe bagëtitë sepse nuk ka pasur asnjë politikë serioze për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Ndaj ikin shqiptarët nga kjo mungesë mbështetjeje, nga kjo mungesë perspektive. Ikin nga mosrritja e pagave”, deklaroi Meta.

Vetevetiu te lind pyetja se kush ia paska bllokuar karriern Ilir Metes, i cili nuk ka lene post pa marre qe nga minister, zv.kryeminister, kryeminister, kryetar Kuvendi e deri President i Republikes.

Meta para çdo qytetari eshte shembulli se si nje njeri ne Shqiperi mund te beje karriere politike dhe para!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull