Pamje shokuese: Infermierja rrah të moshuarën në Shtëpinë e pleqve në Pejë

1 Minuta Lexim

Një video shokuese është publikuar pak më parë në rrjetin social Facebook.

Një grua e moshuar rrahet e keqtrajtohet në mënyrën më të tmerrshme nga një femër që për nga uniforma duket të jetë motër medicinale.

Sipas raportimeve rasti ka ndodhur në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon një grua të moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

Dhunuesja është arrestuar më pas, sipas raportimeve brenda policisë.

Ndërsa, nga postimi në Facebook qytetarja që ka postuar videon iu bën thirrje organeve përgjegjëse që të reagojnë lidhur me rasti.

“Prishtinë, 2 Nëntor, 2022 Do me thane s’po di as se ka me ja nis e as çka me shkrujte ma përpara.

Qe çka ndodhë në vendin tonë edhe këto raste si duket janë krejtësisht normale për personat që veç punojnë aty edhe marrin rrogë me u KUJDESE për këta persona e QË kujdesi që po u bojka prej anës së tyre.

Si duket kjo qenka nje dite normale edhe një gja normale që po ndodhka edhe që njeri i gjalle s’po u merrka me këtë pune.

MONSTRUMA”, shkruan ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull