Pas sherrit në Kuvend, Berisha hyn live në Facebook: Kjo është mrekullia e FB, se s’më ndaloni dot

1 Minuta Lexim

Sali Berisha është futur Live në Facebook pas ndërprerjes së seancës plenare.

“Për zhargonin e një ordineri. Këta nuk kanë asgjë. Sot Taulant Sharra i cili është de facto Gentian Sharra me kryebanditin me të cilin ka tendera dhe afera nga më të pistat flet në emër të vasalit të Vuçiçit dhe Putinit lidhur me rrubla ruse dhe përralla.

Edi Rama është avokati numër 1 i Serbisë. Prapavijë Rusisë dhe vëllezërit Karriç janë bashkëaksionerë të vëllezërve Ramës në portin e Durrësit. 

Të gjitha këto detyrojnë opozitën të thërrasë popullin të flasë në këtë parlament.  Në rast se flasin hajdutët ky parlament duhet të marrë fund”, deklaroi Berisha.

Berisha sfidoi nënkryetaren e Kuvendit Ermonela Felaj duke thënë se pavarësisht se ajo mund të fikë mikrofonin ata e gjejnë sërish mënyrën e komunikimit me qytetarët.

“Fikeni sa të doni ju mikrofonin por ja që është mrekullia e FB e cila më lejon mua e cdo deputet të komunikojë me zgjedhësit e vet e me komunitetin ndërkombëtar. Ju ftoj të hapni Parlametnin mos kini frikë nga Parlamenti”, deklaroi Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull