Perla e Armando Dukës: Jemi të vetmit në botë që japin bluza, tuta, dhe topa falas

1 Minuta Lexim

Armando Duka është shprehur se nisma e Federatës për të dhuruar disa fanella dhe topa falas për fëmijët nëpër rrethe, është një iniciativë sipas tij që nuk e ka bërë askush në botë.

Deklarata qesharake e Armando Dukës është bërë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”.

“Është projekt unikal, sepse jemi e para Federatë në botë që kemi implementuar një iniciativë të tillë. Nuk është thjeshtë një ndihmë ekonomike për fëmijët dhe familjet, nuk është thjeshtë fakti se këto çanta, uniforma loje e stërvitjeje apo tutat do të kontribuojnë në financat e familjeve të fëmijëve të cilët luajnë futbollist, por është më shumë se kaq”, u shpreh Duka.

Në fakt kjo iniciativë është thjesht një propagandë e FSHF-së, e cila po bën një shpërndarje selektive tek klubet e preferuara të saj.

Pa harruar që shumica e fëmijëve që luajnë me skuadrat U-17 dhe U-19 etj, i kanë blerë me paratë e tyre bazat materiale.

Ndërkohë, që në botë as e imagjinojnë dot që fëmijët që merren me futboll të vuajnë për fanella, tuta, apo çanta, siç krenohet Armando Duka i cili me këto lëmosha që po kryen e quan një arritje historike.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull