Ylli i hip hopit, Nicki Minaj, është bashkuar me artistin kolumbian Maluma dhe këngëtaren libaneze Moriam Fares dhe kanë kënduar këngën zyrtare për Kupën e Botës në Katar.
Kënga “Tukoh Taka”, pëkthyer Klik klak me tekst në anglisht, spanjisht dhe arabisht, u publikua një ditë më parë dhe është kolona zanore zyrtare e FIFA-s për Kupën e Botës 2022.
Maluma dhe këngëtarja libaneze do të performojnë përpara fansave gjatë ceremonisë së të shtunës një ditë para hapjes zyrtare të Kampionatit në Doha .
Sean Paul, J Balvin, Black Eyed Peas janë të tjerë artistë që do të performojnë gjatë eventit.
Artistë si Dua Lipa dhe Shakira kanë refuzuar të marrin pjesë në spektaklin e Kupës së Botës, duke përmendur shkelje të ndryshme të dyshuara të të drejtave të njeriut në Doha.
FIFA njoftoi se po ndalon shitjet e alkoolit në stadiumet e Kupës së Botës përpara ndeshjeve hapëse , duke zemëruar shumë tifozët.
Pijet joalkoolike do të jenë në dispozicion të fansave në të tetë stadiumet që do të presin ndeshjet. Ndërsa ato alkoolike do të mund të konsumohen në të ashtuquajturat “fan zone” dhe pika të tjera mikpritëse.