Putin-nënave që u ka dërguar djemtë në luftë: Nuk pendohem që e kam nisur “operacionin ushtarak”

1 Minuta Lexim

Presidenti rus është takuar sot me nënat e ushtarëve që po luftojnë në Ukrainë.

Sipas raportimeve, Vladimir Putin u ka thënë atyre se nuk pendohet që ka nisur atë që ai e quan “operacion special ushtarak special,” megjithatë, ai ka shtuar se ndan me to vuajtjet.

Në një takim të regjistruar paraprakisht e të transmetuar në median shtetërore, presidenti u tha nënave të ushtarëve të mos besonin gjithçka që shihnin në televizion ose lexonin në internet, ndërsa shtoi se rreth konfliktit po qarkullojnë shumë “informacione të rreme.”

Putin shtoi se ai dhe e gjithë udhëheqja ruse e kuptonin dhe ndajnë dhimbjen e atyre që kishin humbur djemtë e tyre duke luftuar në Ukrainë. “Dua ta dini se unë personalisht dhe e gjithë lidershipi i vendit ndajmë dhimbjen tuaj,” u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull