Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez është zgjedhur President i Internacionales Socialiste.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar foto me Presidentin e Internacionales Socialiste në llogarinë e tij në Facebook.
“Me presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez”, shkruan Rama.