Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shpërthimi në rrugën Istiklal të Stambollit u shkaktua nga një sulm me bombë, duke shtuar se gjashtë persona vdiqën në incident.
Duke folur përpara nisjes së tij në samitin e G-20 në Indonezi të dielën, Erdogan tha se shpërthimi ishte një sulm i pabesë dhe autorët e tij do të ndëshkoheshin.
53 të tjerë u plagosën, sipas informacioneve që ai mori nga guvernatori i Stambollit.
Rruga Istiklal është një rrugë e mbushur me njerëz, e njohur nga turistët dhe vendasit dhe e rrethuar nga dyqane dhe restorante.
Një video e postuar në internet tregon flakët duke shpërthyer dhe një zhurmë të fortë, teksa këmbësorët kthehen dhe ikin.