“Situata nuk është stabile”, Zvicra kërkon ta shtojë praninë ushtarake në Kosovë

2 Minuta Lexim

Këshilli Federal i Zvicrës i ka kërkuar Parlamentit Zviceran që të zgjasë praninë e detashmentit ushtarak paqeruajtës zviceran në Kosovë deri në vitin 2026 dhe gjithashtu “t’i japë asaj njëfarë lirie për sa i përket personelit”.

“Situata aktuale atje mbetet e paqëndrueshme”, thuhet në kërkesën e Këshillit njofton Radio Televizioni shtetëror i Zvicrës.

“Për NATO-n, angazhimi i Forcës së Kosovës (KFOR) duhet të vazhdojë përderisa marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk janë normalizuar”, kujton qeveria.

Forcat e Armatosura Ushtarake të Zvicrës (Swisscoy) duhet të vazhdojë angazhimin e saj dhe duke pasur parasysh kontekstin gjeopolitik, Këshilli Federal dëshiron gjithashtu të jetë në gjendje të rrisë madhësinë e kontingjentit me një maksimum prej 30 ushtarësh.

Po ashtu, Këshilli përmend faktin se agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës shoqërohet me rritje të rreziqeve të sigurisë në Evropë, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

“Nëse situata do të përkeqësohej në Evropën Lindore, anëtarët e NATO-s mund të detyrohen të rrisin angazhimin e tyre”.

“Por, Zvicra, e cila nuk është në gjendje të angazhohet ushtarakisht në lindje, mund të rrisë kontributin e saj brenda KFOR-it”.

Berna zyrtare gjithashtu sqaron se kështu po merr pjesën e saj të përgjegjësisë duke luajtur një rol në ruajtjen e stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Kostot shtesë do të mbulohen nga buxheti i Departamentit të Mbrojtjes. Zvicra aktualisht përfshin një maksimum prej 195 ushtarësh vullnetarë.

Pjesëmarrja që nga viti 1999

Ushtria zvicerane ka marrë pjesë në KFOR që nga tetori 1999. Në fillimet e saj, ishte një kompani logjistike e paarmatosur. Më pas, ajo i përshtati detyrat dhe fuqinë punëtore me nevojat e KFOR-it.

Kontingjenti zviceran ka evoluar gjatë njëzet viteve të fundit, herë në rritje, herë në rënie, në varësi të situatës në terren dhe nevojave të KFOR-it. Kontingjenti u rrit nga 235 në 190 ushtarë në prill 2018, më pas në 165 në tetor 2019.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull