“Të dua”, Luana Vjollca i bën për herë të parë publikisht dedikimin romantik partnerit

1 Minuta Lexim

Një mënyrë e mirë për t’i mbajtur shikuesit të gozhduar para një programi televiziv është edhe të zbulosh gjërat më pikante nga episodi i ardhshëm.

Këtë taktikë ndjek edhe Luana Vjollca nëpërmjet promove të puntatave të ardhshme të “Zemër Luana”.

Promoja e kësaj të diele tregon tre çiftet e njohura, Sarah Berishën dhe Dj Pm, Almeda Abazin dhe aktorin turk Tolgahan, si dhe Ritën dhe Fidanin.

Ajo që bie në sy në fund të promos është fjalia përmbyllëse e Luana Vjollcës.

“Të bëj dhe unë ndonjë dedikim apo jo?! Të dua!”-dëgjohet të thotë moderatorja.

Të jetë një dedikim publik për partnerin e saj, Krenar Çoçajn?

Ndonëse kurrë nuk ka folur hapur për jetën e saj private, Luana prej vitesh tashmë është në një lidhje dashurie me biznesmenin e njohur.

Ajo është treguar gjithmonë e rezervuar në lidhje me këtë duke u shprehur se jetën private të saj dëshiron ta mbajë të tillë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull