The Washington Post: Biden po nxit privatisht Zelenskin të ulet në bisedime me Putinin

1 Minuta Lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Presidentit Volodymyr Zelensky të “tregojë një sinjal hapjeje” drejt fillimit të negociatave paqësore me Vladimir Putitnin, në vend që të refuzojë të negociojë për sa kohë që Presidenti rus mbetet në detyrë.

Lajmi bëhet i ditur nga The Washington Post shkruan, duke cituar burime anonime.

Lajmi vjen pak ditë pas episodit të pamohuar të një acarimi të Joe Biden ndaj Zelenskyt për një kërkesë të re për ndihmë ushtarake.

Washington Post në artikull shkruan se propozimi i administratës Biden “nuk synon të shtyjë Kievin për të negociuar, por përkundrazi t’i garantojë Ukrainës mbështetjen e vendeve të tjera, qeveritë e të cilave janë të kujdesshme për mundësinë e financimit të një konflikti afatgjatë”.

Lajmi vjen një ditë pasi Pentagoni miratoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën.

Por në të njëjtën kohë Zelensky kishte njoftuar se do të refuzonte të merrte pjesë në G20-ën e radhës në Indonezi nëse edhe Putini do të kishte qenë atje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull