VIDEO: Pamje të frikshme: Dy avionë përplasen në qiell, ndërkohë që japin shfaqje

1 Minuta Lexim

Dy avionë të vjetër, të cilët datojnë nga Lufta e Dytë Botërore, janë përplasur teksa dhuronin shfaqje në qiellin e Teksasit dhe aksidenti ka lënë pas të paktën gjashtë viktima.

Lajmin e bëri të ditur gjyqtari i Dallas-it, Clay Jenkins, i cili tha se autoritetet po vijojnë me investigimin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në orën 13:20, të shtunën, në aeroportin e Dallas-it. Nuk raportohen viktima në zonën ku ranë avionët.

Shoqata e Pilotëve Aleatë, përfaqësuese e pilotëve të “American Airlines”, u shpreh se viktimat e konfrimuara janë Terry Barker dhe Len Root, pilotët respektivë.

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur avionët përplasen dhe njëri prej tyre ndahet përgjysmë. Ata përfshihen nga flakët kur prekin tokën.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull