VIDEO/ Ushtroi presion psikologjik ndaj 5-vjeçares me autizëm, familjarët e vogëlushes dhunojnë mjekun shqiptar

1 Minuta Lexim

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet nga momenti kur një mjek logoped që dyshohet se i ka bërë presion psikologjik një vajze 5 vjeç, dhunohet nga familjarët e vogëlushes.

Logopedi Iljasa Fazliu është arrestuar dje nën dyshimin se ka abuzuar psiqikisht me vajzën e vogël e cila është e diagnostikuar me autizëm.

Pasi kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur, dy nga familjarët e fëmijës e kanë sulmuar fizikisht mjekun. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë duket se përplasja ka ndodhur në një kafene.

Në pranga të policisë përveç Fazliut, kanë rënë edhe dy familjarë të 5-vjeçares. Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas marrjes në pyetje janë dërguar në mbajtje. Gazeta Insajderi ka siguruar pamje filmike gjatë së cilave Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacienten që të ndalojë së qari disa here me radhë.

”Plaç atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e publikuar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull