137 kg kokainë nga Ekuadori, SPAK kërkon 19 vite burg për Gentian Malindin

1 Minuta Lexim

Prokuroria e Posaçme kërkon 19 vite burg për Gentian Malindin, i cili akuzohet si porositës i 137 kokainës e cila mbërriti nga Ekuadori në Durrës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi shkon 12.9 vite. Malindi u arrestua pas 2 viteve në arrati dhe lëvizte me dokumente të falsifikuara.

Pak kohë më parë, Gjykata e Posaçme pezulloi çështjen ndaj tij, për shkak se ishte në arrati. Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.

Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit deri në Durrës për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull