“A ka sekuestruar Policia pamje filmike në shtëpinë e Martinajt?” Gazetari jep detaje nga operacioni në Fushë Kuqe

5 Minuta Lexim

Kontrolli i RENEA-s në shtëpinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj ka ngritur shumë hamenendësime për kohën në të cilën u zhvillua, 8 muaj pasi ai u shpall në kërkim dhe 4 muaj pasi ai u deklarua i zhdukur nga familjarët.

Më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje, gazetari Merin Maçi ka zhvilluar një lidhje direkte për Tv Klan.

Pyetje: Ka pasur shumë spekulime sa i përket shkaqeve që e çuan RENEA-n në shtëpinë e Ervis Martianjt në Fushë Kuqe. A ke mundur të mësosh se çfarë e çoi RENEA-n në shtëpinë e Martianjt 8 muaj pasi ai u shpall në kërkim dhe 4 muaj pasi ai u deklarua i zhdukur nga familjarët?

Merin Maçi: Është e vërtetë se ka pasur shumë spekulime, kjo për faktin e kohës së vonuar të paktën siç është cilësuar ndërhyrja e Policisë në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i cili prej disa muajsh ka humbur çdo kontakt me familjarët e tij.

Nga informacionet jo zyrtare nga ana e Policisë, e cila ka ndërmarrë këtë operacion me vendim të Gjykatës, thuhet se ka qenë një informacion tejet i saktë sa i takon dyshimit për posedimin e armëve luftarake, por edhe të objekteve të tjera me vlerë për shkak të hetimit të 2 çështjeve, atë të rrëmbimit të personit, por edhe të “Plumbit të Artë” të zbërthyer nga Nuredin Dumani të cilat kanë çuar forcat e shumta të Policisë.

Ky fakt vërtetohet dhe më tej duke parë vendin ku janë gjetur armët apo sendet e tjera të kundraligjshme që u sekuestruan nga kontrollet e banesave të ushtruara në zonën e Fushë Kuqes, vendi ku janë gjetur pikërisht kosheret e bletëve janë një nga objektet të cilat mund të themi se në operacionet e mëhershme apo nga puna policore nuk është objekt i hetimeve, por fakti që policia ka shkuar drejt këtyre objekteve, kjo tregon se ka pasur një informacion tejet të saktë për mjetet e kundraligjshme që gjendeshin në banesën ku është ushtruar kontrolli.

Nga informacionet që kam pranë grupit hetimor bëhet me dije se janë bërë kërkime dhe për gjetjen e shumave të konsiderueshme parash të cilat Policia dyshonte se ishin fshehur brenda këtyre banesave. Ka pasur kërkime me detektorë përkatës, por uniformat blu konfirmojnë se nuk janë gjetur shuma monetare.

Pyetje: U tha se në shtëpinë e Martinajt kishte kamera të shumta sigurie. A ka sekuestruar Policia pamje filmike për të parë hyrje-daljet në shtëpinë e tij?

Merin Maçi: Krahas materialeve të cilat konsiderohen mjaft të rëndësishme për 2 procedimet penale, Policia nuk bën të ditur sekuestrimin e materialeve të DVR apo pamjeve filmike që mund të shërbejnë për hetimin, megjithatë kjo është pjesë e procedurave të Policisë.

Është një procedurë standarde që ndiqet për të mësuar se kujt i përkasin këto sende të kundraligjshme përsa kohë që nga ana e uniformave blu nuk ka persona të shoqëruar apo të ndaluar si të shoqëruar për armatimet që u gjetën.

Dy armët automatike, silenciatori, fishekët dhe uniformat si ato të policisë, që u gjetën nga RENEA në Fushë Kuqe, gjatë aksionit për kontrollin e shtëpisë së të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj, u janë nënshtruar ekzaminimeve.

Policia i ka dërguar ato në laboratorin e Policisë Shkencore, ku ekspertët po kërkojnë për gjurmë të mundshme që mund të çojnë në identifikimin e personave që i kanë pasur në zotërim.

Automatikët po kontrollohen po ashtu edhe për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. Armt, 7 mijë fishekë dhe 9 uniformat e policisë, u gjeten të fshehura në disa koshere bletësh, së bashku me disa materiale të tjera.

Por policia nuk ka ende asnjë të shoqëruar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull