Alimehmeti mohon të ketë pranuar postin e nënkryetarit të Bashkisë nga Belind Këlliçi

2 Minuta Lexim

Ilir Alimehmeti ka mohuar që ai të ketë pranuar postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, në rast se Belind Këlliçi fiton zgjedhjet ndaj Veliajt.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Alimehmeti tha se ka patur një ofertë të Këlliçit por nuk deklaroi se ai e ka pranuar ofertën, duke sugjeruar se Këlliçi e ka bërë deklaratën pa u konsultuar me të dhe se ka qenë më shumë një ofertë publike sesa një çështje e dakordësuar mes tyre.

Ilir Alimehmeti: Në çdo lloj interviste kam thënë që nëse fitoj, do të kërkoj mbështetjen e rivalëve të tjera. Nga krahu tjetër, nëse nuk fitoj, atëherë do jepja çdo lloj force që kam, për të shtyrë kandidatin që zgjedh anëtarësia për datën 14 maj. Fjalët e mia i dëgjuat shumë qartë. Ky zotim ka qenë pa kërkuar asgjë në nivel personal. Unë dua që PD të fitojë zgjedhjet në 14 maj dhe jap kontributin tim. Nga ana e zotit Këlliçi, u bë një ofertë në deklaratë.

Ylli Rakipi: Pse nuk ju kishte pyetur ai për këtë?

Ilir Alimehmeti: Po ju them, duhet të mendojmë, zoti Këlliçi i pari, ne duhet të fitojmë Bashkinë e Tiranës. Këtu nuk ka asnjë diskutim, do të japim kontribut maksimal. Në momentet e duhura do të bëjmë diskutimet e duhura. Ky moment ishte për të treguar se do të ecim para dhe do të çojmë garën përpara.

Ylli Rakipi: Shumë nga mbështetësit tuaj u zhgënjyen nga tërheqja juaj. Përse u tërhoqët ju? Sondazhet ju nxirrnin fitues, pastaj kjo u përmbys.

Ilir Alimehmeti: Unë në primare kam vajtur për kryetar bashkie.

Ylli Rakipi: Jo për nënkryetar?

Ilir Alimehmeti: Unë do të ndihmoj çdo kandidat për të fituar në datën 14 maj. Së pari, të mos ngatërrojmë sondazhet me votimet në primare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull