Argjentina dhe bota arbëreshe dhe nje lidhje arbëreshe me Leo Messin

23 Minuta Lexim

Përgatiti, Ornela Radovicka,

Qëndra albanologjike, kultura arbëreshe Gjergj Kastrioti ,  pranë Bibliotekës internacionale Antonio Bellusci  Frascineto, Itali 

Ndërsa këto ditë jemi në prag të finales së ndeshjes së kampionatit botëror, ku Argjentina është  edhe në finale, bota shqiptare nuk mund të qëndroj indiferente ndaj këtij kontineti  ku në pjesë e atij rruzulli rregjistrohet  edhe numëri mi i madh i konsiderueshëm i botës arbëreshe, ku asnjëherë statistikat nuk kanë dhënë në mënyrë të saktë një shifër, por që akoma gjendet akoma  një popull i harruar, edhe në fjalorët  shqip –shqip ( nëse do të hapim fjalortt tanë do  shohim që në termi  arbëresh  nuk zihet në gojë kjo popullsi e  Argjentinës) ku ende frymon  gjaku i tyre arbëror të cilët deklarojnë këtë  gjak e tyre të shprishur në gjuhë dhe, rit  por edhe ata drejt rrezikut të një asimilimi të plotë

Pak histori mbi emigrimin e arbërorëve  në Argjentinë 

Në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX-XX, Argjentina, ishte  aq e sigurt, se ka joshur masa të arbëreshëve më shumë se çdo kontinent  tjetër në botë. Flitet për rreth 40.000 arbëreshë që kanë hyrë  si emigrantë në Argjentinë ,numër ky  që do të thotë se ka ende gjera të paqarta, sikurse statistikat thonë se dhe regjistrimi kur është bërë  ata  janë llogaritur si italian dhe jo si arbëreshë edhe pse për këtë flasin mbiemrat e tyre si Baffa,Luzzi,  Miracco, Bellusci  Frontera, Cadícamo etje

Gjatë vizitave të mia në Kalabri tek arbëreshët, migrante në Argjentinë  Katerina Blaiotta   me origjinë  nga Frasnita Frascineto  rrëfenin  mbi udhëtimet e gjyshërve sapo zbarkonin në këto terra të panjohura.  Kuptoheshin vinin nga ambjentet e tyre të mbëllura,  ishin të përhumbur, nuk njihnin gjuhën apo kulturën vendase, dhe iu duhej të kalonin  disa ditë  3 deri në 8  ditë për ti sistemuar në një strukturë, “Hotel de los imigrantes”,  por nëse kishin dikë të afërm mund të spostoheshin  tek miq që i mirëpritnin.

Udhëtimet e tyre bëheshin  me anijet si “Escribía”, “Umberto”, “Anea”, “Singapori”, “Perseo”, “Carmela”, “Nápoli”, “Orione”, “Adria”, “Europa”, “Sud-América”, “ Regina Margherita”, “Elbe”, “Orenoque” dhe “Paraná” të cilët  paguanin për një biletë vajtje-ardhje të klasit të tretë nga 500 deri në 600 pesos në atë kohë, kjo  në varësi të kategorisë së anijes. Udhëtimet zgjatnin nga tridhjetë deri në dyzet ditë!  Portet  për arbërshët e jugut ishin, Palermo ose Napoli dhe zbarkonin në Buenos Aires.

Profesioni i  emigrantëve arbëreshë në Argjentinë

Emigrantët  arbëreshë që sapo mbrritën në këtë kontinet  punonin tokat bujqësore. Kërshtu ndodhi me territorin  në Peste, lagje ku tokat ishin të kishes dhe dalëngaddalë u krijuan  parcela  ferme.  Kjo zonë e së Pestës, do të përbënte zonën më të madhe të banuar prej tyre.

Këtë e vërtetojnë rregjistirmet  në formularët e vitit 1895,   kur u zhvillua  edhe regjistrimi i dytë kombëtar i popullsisë, në të cilin verifikoi  një numër rritje  i arbëreshëve në qarkun numër pesë,5.

Sipas një analize të pranueshme të bërë një shekull më parë nga një gazetë italiane të Buenos Aires, flitet për një  emigrim «spontane dhe madhështor  e shkaktuar nga “ngurtësia e jetës”, nga fitimet e pakta bujqësore dhe pagat e pamjaftueshme në atdhe, në thelb një “reagim ndaj një gjendjeje të konsideruar.

e patolerueshme”. Emigrimi është i egër kur malli dhe ruajtja e identitetit bëhen “barrjerë” e atij apostofimi asimilimi.

Ku u përqëndrua popullsia arbëreshe ardhur  nga Italia në Argjentinë?

Në vitin  1869, në regjistrin i parë civil popullsia  arbëreshe që vinte nga Italia identifikoheshin si italian, por ishin pikërisht  mbiemrat e tyre që më vonë lokalizuan edhe  prejardhjen e tyre.

Lujan, ishte qendra ku u përqëndrua një masë e madhe e arbëreshëve.

Ata u vendosën, në lagjen Sant’Elena,  emrin e së cilës arbëreshët e vendosën për nderë të nënës së perandorit Konstantin, besimtarit të tyre,  shenjtori Kostandin, i vetmi shenjtor që nuk bën pjesë si figururë besimi vetëm në kishën ortodokse të  ritit bizantin,  besim që mbajnë edhe vetë arbëreshët.

Në këtë lagje, gjendet edhe një tjetër toponim arbëresh, elemnt i çëshjes së identitetit, “Santa Sofia Epiri” emri i  së cilës mban emrin një rrugë,  arsye  kjo, që emigranti i parë në atë territor qe pikërisht  nga fshati arbëresh i Kalabrisë  Santa Sofia d Epiri.  Flitet që ky arbëresh tërhoqi në këtë lagje  popullsi arbëreshe nga komunat e San Demetrio Corone, Santa Sofia d’Epiro, Vaccarizo Albanese, Macchia Albanese dhe San Cosmo Albanese të cilët themeluan kështu një Arbëri në minaturë.

Popullsia arbëreshe e vendosur në këtë territor  flisnin gjuhën e tyre arbërore luteshin në ritin bizantin dhe me format e tyre  arrinin të ndihmonin fqinjët.

Santa Fe. Në provincën e Santa Fe, në  qytetin Rosaria, arritën arbëreshët e Ginestra, Ripacandida, të  Basílicatës, ishin  të gjithë fermerë.

Është interesante se kur arritën në portin e brendshëm të Argjentinës ata bën thirrjet e njëjta si ata të Lujánit, duke praktikuar gjuhen e zakonet e tyre të “gjitonias” shqiptare.

Edhe sot  në këtë zonë gjen në mjedisin shtëpiak  është ruajtur – gjuha e lashtë shqipe, lokale  e arbëreshëve  të  zonës së Jugut.

Arbëreshët migrant u vendosën edhe  në qytetet  të Argjentinës si: Chaco, La Pampa, Chaco e Córdoba, por numrin më të madh e përbënë qyteti autonom të Buenos Aires, kryeqytetit të Republikës, ku gjendet prania e “Asociacionit Rekreativ te Frascinet”, që nga viti 1955

Mendosa, një provincë  më në jug, themeluar 1521 nga spanjollët  rrëzë Andeve, me  66 mijë italianë,  ku në brendësi të saj  gjendet një komunitet i gjerë me origjinë arbëreshe.” Që merren  me prodhimin, enologjia dhe bujqësia, tregtia, por edhe arsimi në shkollat ​​e vreshtarisë dhe bujqësore, dhe ekspertizën teknike, akademike, mekanike  si dhe  të biznesit që në një farë forme zhvilluan si qytetarë të rinj argjentinas,por pa harruar origjinën e tyre arbëreshe.  Mendohet se këtu është një popullsi  ardhur nga arbëreshët e Basilikatës zona e  Bariles ku dallohen për kantinat e tyre shekullore.

Në Buenos Aires, gjendet  edhe një  banesë  që quhet “Albania”  vendosur një pllakë me një datë 1600- deklaron arciveskovi Aljandro Greco – mund të thuhet se shqiptarët kanë emigruar që nga mesjeta, duke qenë migrimi pjesë e pandarë e historisë së njerëzimit. Në këtë rajon, është një shoqatë e cila quhet  “Scanderbeg”, i themeluar nga shqiptarët e ardhur nga Shqipëria para shumë e shumë vjetësh.

Në katundin Berisso (Berisha) në provincën Buenos Aires, Argjentinë, e cila është pjesë e zonës urbane të Komunës, Greater La Plata, thuhet se jeton edhe një komunitet  i gjerë Arbëreshë. (Sociedad Albanesa de Berisso,  formuar në 1907 dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro).

Besimi

Arbëreshët e Argjentinës  i përkasin kishës  katolike, të cilët  takohen në Luis Guillón, në Esteban Echeverría partido në provincën e Buenos Aires. Arbëreshët  ishin pothuajse rreth 12.000 në kohën e krijimit të ordinariatit dhe qenë të përqendruar kryesisht në Lujan. Tashmë, shumica e tyre kanë kaluar në ritin latin.

Në Buenos Aires ndodhet rektorati i kishës së San Jorge për besimtarët e shumtë arbëreshe të traditës bizantine.

Komunitetit  arbëresh  në Buenos  Aires në Argjentinë  përfaqësohet nga Kryepeshkopi ortodoks Alejandro Greco,  me origjinë nga arbëreshët e San Benedetto Ullano, i cili vazhdon të mbajë gjallë ritin bizantin.

Ka të dhëna te jetës së emigrantëve në Lungosi  në të ashtuquajturën lagjja Boedo, për të themeluar një përfaqësim të Santa Iglesia Ortodoxa të shqiptarëve në diasporë.

Pjesë Antropologjike prej  familjes së arbërshëve të Argjentinës

Arbërshet krijuan familjet e tyre, mbajtën ritin e tyre, bënë martesa endogame. Në fillim të viteve 1920 shohim martesa të vajzave arbëreshe që martoheshin me italian ose argjentinas, por akoma djemtë arbëresh preferonin o arbëreshe o kalabreze.

Popullsia arbëreshe   krijuan stilin e tyre të  “gjitonisë”, ndihmonin fqinjën  në ndërtimin e shtëpive që i ndërtonin  me llaç e tulla, ushqeheshin me mishin e derrit, mbanin  raport me të afërmit, mblidheshin  lexonin letrat e të afërme sepse shumica e tyre ishin analfabetë,  në një farë mënyre ndahnin gjuhën, fenë dhe kohën e lirë,  por nuk u izoluan.

Figura të shquara arbëreshe në Argjentinë

Bartolomeo Mitre Martinezi, ishPresidenti i Argjentinës.

Mitre, ishte me origjinë nga Çamëria. Ai kurrë nuk i mohoi rrënjët. Sipas arqiveskovit Aljandro Greco kryetari i Parë i Republikës Demokratike të Argjentinës Bartolomeo Mitre Martinezi i cili ishte politikan, ushtarak, shkrimtar, gazetar, ish-Guvernator i Buenos-Aires dhe një nga burrat shteti më të njohur në Amerikën Latine.familja e tij  kishte ardhur në Argjentinë  nga Venecia ishte me origjinë nga Himara dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos.

Ernesto Sabato

Një figurë madhështore  me origjinë arbërreshe është edhe  Ernesto Sabatos. Ai ishte  një intelektual për të cilin nuk kishte kufi: në shkencë, në letërsi, në  politika në filozofi. Ai ishte një njeri të gjithanshëm, i cili përveç  si shkrimtar që ishte, dha një kontribut të madh në shkencë dhe përqafoi filozofinë. Ai la gjurmë në çdo fushë të dijes.

Ernesto Sabato lindi më 24 qershor 1911 në Rojas, Argjentinë. Familje me origjinë arbëreshe dhe ishte i parafundit nga njëmbëdhjetë vëllezërit e motrat. Vitet e para si student i kalon në Rojas; më vonë u transferua në La Plata, për të përfunduar studimet e mesme.

Studimet e larta i përfundon në degën Fizikë pranë Universitetite La Plata-s.

Bashkshortja e tij  ishte Matilde Kusmnsky Richther.

Jeta nuk u tregua shumë bujare me të dhe si e tillë pati një goditje e rëndë që e hedh jetën e Sabatos në një tragjedi: djali i tij Jorge Federico vdes në një aksident automobilistik në 1955 dhe gruaja e tij vdes në 1998. Sabato jetoi një jetë të gjatë dhe vdiq nga pneumonia më 30 prill 2011

Kontributi i E. Sabatos

Në vitin 1934, Sabato u dërgua në Moskë si delegat i Partisë Komuniste Argjentinase. Gjatë ndalesës së tij në Bruksel, ai vendos të arratiset dhe të strehohet në Paris, një qytet ku i përkushtohet shkrimit për disa kohë, për t’u kthyer më vonë në Buenos Aires për t’u martuar.

Në vitin 1937, ai mori doktoraturën në Shkencat Fizike dhe Matematikore në Universitetin Kombëtar të La Platës. Pasi mori doktoraturën, ai vendosi të vazhdojë me kërkimin e tij, duke u zhvendosur në Paris. Më 25 maj 1938 lindi djali i tij i parë, Jorge Federico.

Pak para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore ai u transferua në Massachusetts dhe në vitin 1940 u kthye në Argjentinë për t’iu përkushtuar mësimdhënies në Universitetin e La Plata-s, në departamentin e inxhinierisë me specializim në relativitetin dhe mekanikën kuantike.

Vetëm në vitin 1943 – kur braktisi pjesërisht fushën shkencore për t’iu përkushtuar tërësisht artit – ai u zhvendos përgjithmonë në provincën e Kordovës, ku mbeti në një fermë pa ujë dhe energji elektrike. Ai qëndroi atje për një kohë të gjatë duke iu përkushtuar shkrimit, duke bashkëpunuar me disa revista dhe gjithashtu në përgatitjen e recensioneve.

Prodhimtaria letrare

Tuneli (1948): një roman psikologjik i rrëfyer në vetën e parë në të cilin autori zhytet në ekzistencializëm. Në rrëfim, personazhi kryesor shpjegon nga burgu arsyet që e çuan atë në kryerjen e vrasjes. Ky roman u refuzua nga disa shtëpi botuese, por pasi u botua, mori një vlerësim të madh, madje edhe nga personalitete të shquara si Albert Camus.

Mbi heronjtë dhe varret (1961), shkruar prj tij në moshën 50-vjeçare, ai konsiderohet si romani më i mirë argjentinas i shekullit të 20-të dhe trajton disa ngjarje paralele që ndodhin gjatë peronizmit. Rrëfehet që ai të nesërmen  por kishte menduar të digjte tekstin, por gruaja e tij  nuk e lejoi

Engjëlli i humnerës (1974). Kjo vepër e tregon shkrimtarin në një dritë më eksperimentale. Është një diskurs apokaliptik që rikrijon suksese të rëndësishme në historinë e Argjentinës, shoqëruar me drama botërore të shekullit të 20-të.

Autor i shumë Çmimeve

Çmimi i madh i Shoqërisë Argjentinase të Shkrimtarëve.

Romani më i mirë i huaj në Paris.

Çmimi Miguel de Cervantes.

Librat e tij janë pjesë e antologjisë  në shkolla

Ernesto nuk ishte vetëm një shkrimtar i madh por ai dallohet edhe për një kontributë  në politikë , i cili për disa vite iu përkushtua socializmit; në fakt ai u zgjodh si delegat. Megjithatë, në shkrimet e tij të fundit dhe në daljet e fundit publike, ai u largua nga kjo prirje  drejt një shoqërie të bazuar në lirinë individuale, decentralizimi dhe bashkëpunimi.

Kontributi i tij në shkencë

Fizikë dhe Matematikë: Atij iu dha një bursë për të kryer disa studime kërkimore mbi rrezatimin atomik në Laboratorin Curie në Paris. Megjithatë, ai u largua nga shkenca pasi ra në kontakt me surrealizmin në Paris.

Një kontribut tjetër ishte në fushë të pikturës.

Në vitin 1970, përfshihet në botën e pikturës.

Ernesto Sabato ishte shumë afër filozofisë. Lidhja e tij vinte nga rëndësia e dijes, të cilën ai e shihte si burimin e vërtetë të lirisë për qenien njerëzore. Si rezultat, ai shkroi disa artikuj filozofikë duke kritikuar shkencën, të cilën, ndryshe nga filozofia, e shihte si një burim dehumanizimi.

Një prirje e fortë  e tij ishte edhe për tema sociale

Dëshmi për këtë ishin rolet e ndryshme prestigjioze që ai mbajti; për shembull, ishte drejtor i UNESCO-s ministër i Jashtëm, post të cilin e dha dorëheqjen për shkak të papajtueshmërisë.

Mateo Pablo Musacchio

Musacchio (lindur më 26 gusht 1990 në Rosario) me origjinë arbëreshe, është një futbollist argjentinas, Arbërisht shqip e kemi në formën Muzakaj.

Leon Mesi. Një kampion absolut. Messi nuk pushon kurrë të befasojë dhe të na habisë me aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të shënuar nga çdo pozicion, në çdo garë. Arciveskovi Aljandro Greco dichiara che nella chiesa e tij në ritin bizantin , mëma e Mesit Celia Cuccittini, mamma di Leo, ruan ritin bizantin dhe ka frekuentuar edhe kishën bizantine arbëreshe në Buones Aires, duke konfermuar origjinën e saj nga arbëreshët e Kalabrisë.

Graciela Alfano, një aktore, si edhe një show girl e famshme në Argjentinë . Alfano kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj arbëreshe.

Amalia Granata, origjina arbëreshe një deputete me zë në botën e politikës

Aníbal Carmelo Troilo, me origjinë arbëresh nga rajoni Puglies, Itali, muzikant, bandonist, dirigjent dhe kompozitor. Datat e lindjes dhe vdekjes: 11 korrik 1914 – 18 maj 1975.Emri i vërtetë: Aníbal Carmelo Troilo.Pseudonimi: Pichuco

“Thonë se emocionohem shumë shpesh dhe qaj. Po është e vërtetë. Por unë kurrë nuk i bëj gjërat e vogla.” cit. Anibal Troilo.

Shpirti i tij i ndjeshëm që e ka shtyrë këtë artist drejt podiumit të kompozitorëve dhe dirigjentëve më të mirë të tangos.

Personalisht, nga ky komunitet arbëresh në Argjentinë,  kam njohur një shkrimtare e re e quajtur, Graciela Vega, (arbëreshë nga ana e mëmës), ardhur nga komuniteti i  arbëreshëve të Kalabrisë , Shën Vasilisan Bazile, në Kozenca,  dhe vendosur në Buenos Aires  e cila me krenari mban gjallë kulturën arbërore, ruan kostumin, në një kontinent ku u emigruan stërgjyshërit e saj prej më tepër se 200 vjet.

Si shumica e komuniteteve  arbëreshe nëpër botë, edhe ky komunitet është drejt  asimilimit dhe po  shkërmoqet, por  ngelet   akoma dëshira e zjarrtë e të moshuarve për atdheun e tyre të të parëve. Këtë duhet ta kuptojnë edhe institucionet rajonale, “Arbëreshët” vet, të cilët duhet të përfshihen  me informacione dhe vizita të ndërsjella, për të stimuluar rajonet e Bazilikatës, Kalabrisë, Sicili, Abruzzo, Molise dhe Puglies, prejardhjae shuë prej emigrantëve.

Nëse do ti drejtohemi fjalorit  se kush quhen arbëresh, do shohim që Fatkeqësisht as në fjalor nuk përmenden  arbëreshët e Argjentinës, por këta arbëresh  pjesë e një ligj, me numër 24561, ku ratifikohet institucionalizimin e Ditës së Emigrantëve Italianë, si njohje dhe nderim nga Republika e Argjentinës për të gjithë italianët të cilët, të përkushtuar ndaj vlerave të punës dhe sakrificës, ndershmërisë dhe këmbënguljes, e bënë Argjentinën madhështore.

Arbereshët e Ejaninës dhe Frashinetos në Argentinë

Disa vite më parë më ka bërë përshtypje një  kërkuese  Alicia Bodily, e cila  merrej mbi statistikatmbi identifikimin e popullsisë arbëreshe në Argjentinë  Shumë arbëreshë  prej shumë viseve të varfra të Italisë së Jugut e të Sicilisë, pati emigrime të dendura drejt Argjentinës, Brazilit, SHBA-së, Uruguajit, etj. Disa priftërinj të Buenos Airesit shënojnë se vetëm në atë qytët u vendosën rreth 40.000 arbëreshë, të shpërngur dhe nga krahina e Kozencës. Shumë arbëreshë u shpërngulën në kohët moderne. Në foto Anna Pace, i shoqi Basile Miranda, Isabella  Blaiota  foto di familja Giordano  Ejanina / akt martese 1848,  Fonte, dhe foto Alicia Bodily

Gjaku i shprishur, dhe dëshira për të gjetur rrënjët

Ja se çfarë shkruan një vajzë origjina arbëreshe  nga Argjentina .

Stërgjyshi im, Vincenzo Blaiotta, lindi në Frascineto. Ai është i martuar me Francesca Masci në 1874. Pas kësaj unë erdha në Chacabuco, Buenos Aires, Argjentinë. Pyes veten nëse kemi lidhje me familjet Blaiotta që jetojnë në Frascineto.  Gaetano Ferrari Vincenzo ishte djali i Costantino Blaiotta dhe Caterina Mirabelli. Unë bëra një origjinë të familjes time ..Këto foto janë të familjes Blaiotta. Faleminderit shume. Perqafime  Elisabetta Blaiotta, Argjentina . (Fonte,Frascineto e Ejanina  nella memoria)

Vajza arbëreshe Elisabeta Blaiotta bënë edhe nje pemë gjenealogjike

Argjentina dhe bota arbëreshe dhe nje lidhje arbëreshe me Leo Messin

Përgatiti, Ornela Radovicka, Qëndra albanologjike, kultura arbëreshe Gjergj Kastrioti ,  pranë Bibliotekës internacionale Antonio Bellusci  Frascineto, Itali 

Shënim: Bibliografia:

 (Marquiegui, Dedier N. “Reti so­cia­li, solida­rietà etnica e iden­tità. L’im­patto delle catene ita­lo-alba­nesi a Luján” en G. Roso­li (a cura di), Identità deli ita­liani in Ar­genti­na. Reti so­ciali, fami­glia e lavoro, Roma, Studium, 1993., f. 205-240.)

Luján, 1876-1920)” en Studi Emi­gra­zio­ne, Roma, anno XXXI, nº 115, 1994, f. 427-460.) përfaqësues të italianëve të jugut, që nënkupton se nuk do të heqin dorë nga identiteti arbëresh

(MacDonald, John and Leatrice “Chain Migration, ethnic neighorhood and social networks” en The Milbank Memo­rial Fund Quarterly (XLII), 1, enero de 1964, f 82‑96. Devo­to, Fernando J, “Las cade­nas migra­to­rias italia­nas: algu­nas re­fle­xio­nes a la luz del caso ar­gen­ti­no” en Estu­dios Mi­gra­torios Latino­ame­rica­nos, año 3, nº 8, 1988, f. 103-123.),

“The Inven­tion on Ethni­city: Una Lettura Ame­rica­na” en Altrei­ta­lie, año II, nº 3, 1988, f. 4-36.)

(AGN, Censo Nacional de 1895. Personas. Cédulas Censales. Tomos 766/767. (Regjistri Civil i vitit 1895. Popullata, fletëregjistrimet. Tomos 766/767),

(Argiroffo Beatríz y Etcharry Claudia, “Inmi­gra­ción, redes so­ciales y movili­dad ocupacional: italia­nos de Gines­tra y Ripali­mosani en Rosario (1947-1958)” en Estu­dios Migra­torios Lati­noame­rica­nos, año 7, nº 21, 1992, f. 345-370.).

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull