Policia greke ka sekuestruar një sasi kokaine dhe kanabisi, me vlerë mbi 300 mijë euro në Selanik.
Mediet vendase raportojnë se në prangat e policisë ka rënë një 42-vjeçar shqiptar.
Identiteti i shqiptarit të arrestuar ende nuk bëhet i ditur dhe sipas njoftimit të autoriteteve, atij iu gjetën gati 3.5 kg kokainë dhe 19 kg kanabis, njofton Euronews.al.
Nga hetimet rezultoi se shqiptari lëndën narkotike e kishte fshehur në një banesë që e përdorte si “depo”.