Brnabiç reagon për tensionet në veri të Kosovës: Ushtria e gatshme të përgjigjet

1 Minuta Lexim

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç reagoi këtë të martë në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Brnabiç deklaroi se ushtria e Serbisë është në gadishmëri të lartë dhe e gatshme që të mbrojë serbët në veri të Kosovës. “Vigjilenca e lartë e policisë dhe ushtrisë do të thotë se Serbia është e gatshme të përgjigjet nëse dikush sulmon serbët në Kosovë.

Këtë vit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka organizuar një sërë provokimesh dhe veprimesh të njëanshme kundër serbëve”, tha ajo.

Brnabiç ngriti hipotezat se kryeministri i Kosovës po paralajmëron për viktima përmes heqjes me forcë të barrikadave. “Kurti tashmë po paralajmëron për viktima njerëzore dhe heqjen me forcë të barrikadave.

Shpresoj se partnerët ndërkombëtarë do të jenë mjaft të mençur për të mos lejuar që kjo të ndodhë,” shtoi ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull