Carlo Ançelotti një prej emrave që mund të marrë drejtimin e Brazilit

2 Minuta Lexim

Carlo Ançelotti mund të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Eliminimi befasues i “Selecaos” nga Kupa e Botës që në fazën çerekfinale, bëri që Tite të japë dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe për momentin pankina e 5 herë kampionëve të botës është bosh.

Emrat që kanë qarkulluar përgjatë ditëve të fundit kanë qenë të shumtë, por mes tyre spikat edhe Carlo Ançelotti. Madje, sipas raportimeve të nënvizuara në mediat botërore, numri një i stolit të Los Blancos duket se është pro kësaj ideje dhe gjithçka mund të marrë jetë duke duke nisur nga vera e ardhshme.

Ançelotti ka një kontratë me Real Madrid që i përfundon në verën e 2024-tës, mirëpo nëse italiani vendos për të marrë drejtimin e Brazilit, atëherë nuk përjashtohet mundësia që të kërkojë një zgjidhje të parakohshme të kontratës me klubin spanjoll, në mënyrë që të lidhë marrëveshjen me 5 herë kampionët e Botës.

Po ashtu, një tjetër kandidat potencial për të marrë drejtimin e Brazilit është edhe Fernando Diniz, me ish-mesfushorin që aktualisht është nën drejtimin e skuadrës së Fluminenses. Diniz konsiderohet në Brazil si një trajner që zotëron potencialin e duhur për të drejtuar ekipin përfaqësues, pasi aplikon një futboll mjaft sulmues dhe përqindjen e fitoreve të deritanishme i ka mjaft pozitive. Në të ardhmen e afërt pritet të mësojmë të tjera detaje në lidhje me këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull