Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka tërhequr vëmendje me gjestin e tij pak para nisjes së seancës së sotme pelnare.
Ai është futur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë me një thes të mbushur me ullinj dhe një degë ulliri që mbante në dorë.
Ky veprimi i tij lidhet me faktin e rritjes së prodhimit të ullinjve, ndërsa çmimi për të është ulur ndjeshëm.
Momenti kur deputeti demokrat ka hapur thesin ka shkaktuar të qeshura tek gazetarët dhe të pranishmit aty.
“Ka kaq shumë prodhim dhe kjo është mund dhe djersë e fshatarëve. Atje punojnë gjatë gjithë vitit, por problemi fillon duke filluar nga vjelja se nuk ka njerëz se kush t’i vjelë. Sot 1 litër vaj ulliri ke fat nëse e shet me 4 mijë lekë të vjetra.
Qeveria nuk u jep asnjë subvencion fermerëve dhe fshatarëve për t’i ndihmuar. Qeveria nuk e di, ndaj ju bëj thirrje të heqin takat dhe të zbresin nga makinat e bukura dhe të shkojnë atje te fshatarët”, u shpreh Sula.