Dekreti i presidentit Begaj: Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

2 Minuta Lexim

Ish-kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi është emëruar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka plotësuar vakancën e krijuar pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo në janar të këtij viti.

Dekreti i presidentit Begaj: Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën KushtetueseNë garë për plotësimin e kësaj vakance ishin edhe Arta Vorpsi me Arta Markun, por Genti Ibrahimi ka marrë vlerësimin më të lartë prej tyre.

Pas vendimarrjes së KED-së, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Genti Ibrahimin si anëtar të GJykatës Kushtetuese.

Njoftim publik për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e krijuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 13413 datë 13.01.2022.

Dekreti i presidentit Begaj: Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën KushtetueseSipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin nr. 46 datë 28.10.2022 ka vendosur miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022, si më poshtë:

  1. Genti Ibrahimi                      88.38 pikë
  2. Arta Vorpsi 88.22 pikë
  3. Arta Marku 82.66 pikë

Presidenti i Republikës, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe duke vlerësuar nevojën për plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me Dekretin nr. 13877, datë 7.12.2022, ka vendosur që:

  • Genti Ibrahimi të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese./m.j

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull