Ndonëse në Tiranë u kursye pasi ishte mikpritësi, kryeministri Edi Rama i ka ruajtur kritikat për në Bruksel. Gjatë sesionit të diskutimit rreth samitit BE-Ballkani Perëndimor ka ngritur shqetësimet e tij sa i përket integrimit në BE.
“Dje isha mikpritësi dhe isha shumë i ëmbël me ta, nuk thashë asgjë shqetësuese. Duhet të bëhemi të aftë e të hyjmë dhe të qëndrojmë me ta, jo vetëm sepse je vend model që drejtohet nga sundimi i ligjit por duhet ta bësh. Për ne nuk ka problem, mund të na fusin e të na lënë te dera. Ne nuk do të dorëzohemi. Të flasim njëherë pastaj të martohemi. Mund të shkojmë në bashkëjetesë derisa të shkojmë në martesë. Edhe unë jam martuar vonë. Mendoj që diçka thelbësore po ndryshon. Duhet të punojmë fortë për anëtarësimin, duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë që Bashkimi Europian duhet të japë më shumë mbështetje për Ballkanin Perëndimor teksa bëri një krahasim me atë që i është ofruar Greqisë nga BE dhe asaj që i është ofruar BP nga BE-ja
“Na duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë, të jemi të bekuar që gjendemi në mes të Europës. E rëndësishme që të mos lihemi pa mundësi për t’u përfshirë më tepër në hapësirat ku mund të marrim më shumë mbështetje.
Ne morëm mbështetje buxhetore për energjinë nga Bashkimi Europian, të gjithë ne: 85 milionë euro për Shqipërinë, është shkëlqyer, por nuk janë kaq shkëlqyer kur sheh se këto 85 milionë euro janë marrë nga fondet tona IPA. Pra, fondet IPA janë për projektet tona. Sigurisht do të donim shumë t’i përdornim për energjinë. Kur shoh, dhe dje pata një bashkëbisedim me kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis, 85 miliardë plus të ardhurat e brendshme nga aktiviteti i Greqisë që vijnë nga BE, por patjetër kur ke 85 miliardë plus, pavarësisht nga ajo që krijon brenda sistemit natyrisht që merr frymë, mund të ndërtosh luftën kundër kësaj e asaj, por kur ke vetëm sistemin e brendshëm, sit ë ja bësh.
BE duhet të mendojë për konvergjencën financiare. Nuk do të shkojë në mënyrën si mund ta mendojë dikush që kur të vijë koha do të kemi të njëjtën gjë, është gabim nuk do të shkojë në konvergjencë, por duke u larguar, ata do të bëhen më të pasur dhe ne nuk do të mund të i ndjekim. Duhet të na japin më shumë burime, më shumë kapacitete, nuk po flasim për më shumë, por mbështetje që është vërtetë e rëndësishme. Po të bësh një përllogaritje të vogël, sa paguan BE për një qytetar dhe sa mundemi ne paguajmë përmes fondeve IPA është tërësisht qesharake. Të luftosh korrupsionin, po nëse kjo pjesa e tortës është shumë e vogël dhe nuk i lejon personat për t’u ndjerë të denjë në këtë kontinent, atëherë mund të vijojë korrupsioni përmes luftës për më shumë. Duhet ta luftojmë këtë“.