Emri i Enver Hoxhës ne Univeristetin e Tiranës

10 Minuta Lexim

Si u sajua 32  vjet më pare lajmi në gazetën “Shkendia” të Kosoves   se e veja e Enver Hoxhes kishte kerkuar që t’I hiqej emri I Enverit, Univestitetit të Tiranes.  Sajimi I lajmit, I rrallë në historiografinë e gazetarisë shqiptare, por që autorët, dy gazetarët e njohur të Kosovës Nehat Islami e Zenun Çelaj  e perligjin atë per shkak të parandalimit të të keqijave madhore

-Nga droja e një skenari rumun edhe në Shqipëri dy gazetarët, njeheresh edhe veprimtarë  e intelektualë të shquar të Kosoves Nehat Islami e Zenun Çelaj kanë shpikur lajmin e pavertetë vetem  e vetem që në Shqipëri të mos ketë  gjakderdhje.

Bashkim SHALA

Tiranë me 08 dhjetor:Të ejten me  8 dhjetor Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. 8 dhjetori i 32 viteve më parë i studentëve të Tiranës, do të ndante përfundimisht në historinë e shtetit shqiptar dy epoka. Largpamësia dhe mençuria vizionare e studentëve shqiptarë të atij brezi, bëri bashkë njëherësh  punëtorët dhe intelektualët, pedagogët, gazetarët  dhe shkencëtarët, bëri me vete gjithë popullin shqiptar, i cili pa asnjë mëdyshje, por me bindje dhe vullnet patriotik përcaktoi edhe rrugën e të ardhmes së tij. Lëvizja Studentore e Dhjetorit të vitit 1990 nga Tirana u përhap në një kohë të shkurtër në të gjithë Shqipërinë . Një nga arritjet e para të saj ishte detyrimi për rregjimin e atëhershëm komunist që të pranonte pluralizmin politik, si një instrument thelbësor për demokracinë. Më 12 dhjetor 1990 në një tubim  të jashtëzakonshëm u njoftua vendimi për krijimin e Partisë Demokratike si partia e parë alternative opozitare pas afër gjysëm shekulli diktaturë komuniste. Kjo ngjarje u pasua me ato të shkurtit të vitit 1991  ku studentët në një grevë urie kërkuan heqjen e emrit “Enver Hoxha” të Univesitetit të Tiranës që u pasua edhe me rrëzimin e monumentit tij në sheshin “Skenderbej” . Por këto ngjarje ndiqeshin më vemendje edhe në Kosovë , ku  regjimi I Sllobodan Milosheviqit ushtronte  një dhunë dhe trysni të eger ndaj popullsisë shqiptare. E vetmja shpresë  në atë kohë ishte tek Shqipëria, ku populli I Kosovës kërkonte që ndryshimet në Shqipëri të bëheshin në rrugë paqësore. Nisur nga ky shqetësim I elites shqiptare të Kosoves, por edhe mbarë popullit të saj, pikërisht  rreth 32  vjet më parë, dy nga gazetarët më të njohur në Kosovë, Nehat Islami e Zenun Çelaj sajuan një lajm, ndoshta I rrallë në historiografinë e gazetarisë shqiptare, por që dy gazetarët e njohur e perligjin atë per shkak të parandalimit të të keqijave madhore. Ishin ditet e shkurtit të vitit 1991, kur studentet në Shqipëri  kishin hyrë në një grevë urie per heqjen e emrit “Enver Hoxha” të Universitetit të Tiranes. Gazetarët Nehat Islami e Zenun Çelaj tregojnë se  në shkurtin e vitit 1991 në Kosovë ishin në një presion të tmerrshem të regjimit të Sllobodan Milosheviqit. Asokohe kishte filluar debimi masiv I njerezve nga puna, mbyllja e univestitetit dhe debimi I studentëve nga godinat, mbyllja e shkollave të mesme dhe largimi I mesuesve. Nderkohë që Gazeta “Rilindja”  ishte mbyllur që me 5 korrik të vitit 1990,   por ajo zgjati deri me 6 gusht të atij viti, pasi gazeta e 7 gushtit është bllokuar në shtypshkronjë. Gazeta “Rilindja” u mbyll me urdher te ministrit të Informacionit të asaj periudhe Aleksander Vuçiq, aktualisht president I Serbisë . Por në licensen e “Rilindjes” kishte leje per botimin edhe të disa gazetave periodike jo politike siç ishte “Shkendia”, “Bujku”, gazeta satirike “Thumbi” etj,  ku në to pas mbylljes se Rilindjes botohej edhe politikë duke shfrytezuar  këtë boshllek ligjor për të mos u ndjekur penalisht. “Kosova ishte në një gjendje  tejet të rendë, ne vitin 1991, ku e vetmja shpresë të ne në atë kohë ishte tek Shqipëria. Edhe populli në Kosovë kerkonte ndryshime në Shqipëri, por pa gjakderdhje”, thotë gazetari Nehat Islami. Nga droja e një skenari rumun edhe në Shqipëri dy gazetarët, njeheresh edhe veprimtarë  e intelektualë të shquar të Kosoves kanë shpikur lajmin e pavertetë vetem  e vetem që në Shqipëri të mos ketë  gjakderdhje. “Ndiqnim  me vemendje ngjarjet e shkurtit në Shqipëri dhe greven e urisë së studentëve. Vumë re se forcat policore dhe studentët ishin të barrikaduar mes tyre, nderkohë që forcat qeveritare  ishin të gatshme per të sulmuar studentët e grevës së urisë. Shqetësimi I jonë si gazetarë e intelektualë ishte  ndonjë konflikt civil që do të çonte në një gjakderdhje në Shqipëri. Ishim shumë të merakosur, pasi nuk kishim mundesi se si te kontribuonin”, thotë Nehat Islami. Ndaj gazetari I njohur që kishte punuar me kete profesion edhe në  konfliktin e Lindjes së Aferme në Liban ka menduar që të botojë një lajm që të zbusë tensionet në Shqipëri, ku qëllimi ishte që forcat e barrikaduara të debarrikadoheshin  me njeri tjetrin. Ndaj ai ka vendosur që të sajojë një lajm sikur e veja e Enver Hoxhes kishte rënë dakort që të hiqej emri I bashkëshortit të saj nga Universiteti I Tiranes. “Më lindi ideja që të ndermerrja një veprim për të ndeprerë gjakdedhjen, pasi pushteti komunist  në Shqipëri ishte në grahmat e fundit. Nëqoftëse pushteti komunist nuk  leshonte pe,  me siguri një perplasje do ndodhte dhe pasojat ishin të paparishikuara”, thotë Nehat Islami. Ai kishte zgjedhur Nexhmie Hoxhen, si një zë I fuqishem  dhe vendimtar dhe më shumë pushtet në atë kohë. Pas mbylljes së gazetes Rilinjda, gazetarët Nehat Islami e Zenun Çelaj kishin vazhduar profesionin e gazetarit në gazetat javore të cilat I botonin me radhë. Me 19 shkurt të vitit 1991 I kishte takuar që të dilte gazeta “Shkendia” ku Nehat Islami ishte redaktor. Por problemi qëndronte se si ky lajm të ndiqej edhe në Shqipëri, pasi kjo gazetë botohej vetëm në Kosovë. Atëherë në lojë ka hyrë edhe gazetari Zenun Çelaj. Për shkak  të një njohje personale, por edhe si gazetarë me pervojë dhe I njohur, Çelaj  ka hyrë në lidhje telefonike  me shefin e seksionit shqip të Zerit të Amerikes Elez Biberaj të cilit i ka rrefyer për idenë e tyre. Biberaj, por edhe Zeri I Amerikes të interesuar për ndryshimet në Shqipëri kanë pranuar ofertën e gazetarëve nga Kosova që ky lajm I sajuar të emetohej edhe nga Zeri I Amerikes, por me kusht që ky lajm të botohej me parë në gazeten “Shkendia” të ciles do I referohej VOA. Dhe ashtu ka ndodhur. Kur gazeta “Shkendia” kishte shkuar në shtypshkronjë, Zeri I Amerikes me 19 shkurt në edicionin e ores 18:00  duke ju referuar gazetes “Shkendia” në Kosovë emeton lajmin se “ edhe e veja e diktatorit Hoxha ka shprehur dakordesinë e heqjes së emrit të bashkëshortit nga Universiteti I Tiranes”. Pas ketij lajmi qeveria shqiptare informoi studentët  se Univesitetit do I hiqej emri I Enver Hoxhes, veprim I cili nderpreu greven e urisë të studentëve pa ndonjë perplasje mes tyre dhe forcave qeveritare. Por interesante per dy gazetarët e njohur ishte se as Nexhmie Hoxha, por as qeveria e asaj kohe nuk e pergenjeshtruan lajmin e pavertetë. ”Siç duket të gjitha palëve ju ka pelqyer informacioni I rremë si një ventil shkarkues I “balones së mbushur me tension”mes palëve”, thotë Nehat Islami. Keto dy personazhe janë nga më të njohurit në fushën  e gazetarisë në Kosovë dhe aktualisht janë në pension. Pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, Nehat Islami ka drejtuar për shumë vite  Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), ndersa Zenun Çelaj pas një karriere të gjatë në drejtimin e mediave të shkruara në Kosovë,  drejtoi  portalin “Koha” deri në daljen  në pension para dy vitesh. Të pyetur nese është shkelur etika e gazetarisë kur 32  vjet më parë ato publikuan një lajm të pavertetë, njezeri ato pergjigjen: “Për qëllime të medha dhe per parandalimin e të keqijave  madhore lejohet shkelja e kodit gazetaresk”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull