Forcat e policisë rrethojnë zonën, vijon shembja e pallateve te “Myslym Keta”. Disa banorë kundër

1 Minuta Lexim

Në rrugën “Myslym Keta” më Tiranë ka nisur shembja e pallateve. Gazetari Marjus Merhori tha për Balkan Web se nga ana e IKMT është bërë rrethimi i perimetrit po vijohet me shembjen.

Ndërkohë pallati i dëmtuar nga tërmeti është i vlerësuar si i pabanueshëm.

“Dy ditë më parë është bërë ndërprerja e ujit dhe dritave për banorët e pallatit. Ka pasur një pjesë banorësh që kanë kundërshtuar urdhrin për t’u larguar nga banesat”, raportoi gazetari Marjus Merhori.

Një nga banorët ka folur për News24 duke treguar se brenda banesës i kanë mbetur sende të tyre, veshjet dhe se u kanë prishur shkallët.

Qytetari: “E gjetëm shtetrrethim. Ky është shteti jonë. Nuk kemi marrë sendet tona”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull