Gjykata Kushtetuese plotësohet me 9 anëtarë, Kim: Moment historik për Reformën në Drejtësi

1 Minuta Lexim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë.

Kim thotë se ky është një moment historik për implementimin e Reformës në Drejtësi, teksa shton se tashmë hapi i radhës është plotësimi i Gjykatës së Lartë në fillim të vitit të ardhshëm.

“Gjyqtari i 9 u betua në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese arriti funksionalitetin në Dhjetor 2020 me 7 gjyqtarë. Tani, për herë të parë që prej Tetorit 2016, Gjykata Kushtetuese është e plotësuar. Ky është një moment historik i rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi. Gur mbi gur…

Kjo ishte si rezultat i bashkëpunimit të institucioneve duke përfshirë Presidencën, Parlamentin, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Gjykatë e Lartë.

Hapi i radhës: Mezi presim plotësimin e Gjykatës së Lartë në fillim të vitit të ardhshëm në mënyrë që sa më shumë çështje të shqyrtohen në kohën e duhur. Urime dhe suksese”, u shpreh ambasadorja Kim.

Genti Ibrahimi është gjyqtari i 9 i Gjykatës Kushtetuese. Ai u betua ditën e martë në një ceremoni në ambientet e Presidencës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull