Grushti ndaj Berishës, reagon zv.kryeministrja Balluku: Dhuna, e shëmtuar, i uroj Berishës shëndet!

1 Minuta Lexim

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka folur për gazetaren e Abc Esiona Konomi.

E pyetur nga gazetarja Konomi për incidentin e ndodhur në protestë, ku ish-kryeministri u godit me grusht nga një person, Balluku tha se shpreson që Berisha të jetë mirë me shëndet dhe kjo ngjarje mos ketë pasur ndikim në protestë. Ajo shtoi se kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë pasi liderët e BE-së janë në Tiranë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë ngjarje tjetër.

Balluku: Nuk e kam informacionin, kam qenë një një konferencë. Aktet e dhunës nuk janë të mira që të ndodhin. Shpresoj që zoti Berisha të jetë mirë me shëndet dhe mos ketë impaktuar protestën e opozitës. Kjo është një ditë e shënuar për Shqipërinë dhe nuk mund të marrë hije nga asnjë lloj ngjarje tjetër. Ky samit e ka ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull