Humb jetën në fluturim stjuardesa e Air Albania, kompania nuk jep detaje për ngjarjen

1 Minuta Lexim

Mediat britanike raportojnë një ngjarje të rëndë në lidhje me një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të kabinës së Air Albania, e cila besohet se ka vdekur pasi është rrëzuar gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted.

Shërbimi i ambulancës e dërgoi viktimën në spitalin Princess Alexandra në Harloë, por mësohet se ajo nuk ka shpëtuar.

Media britanike ka kontaktuar me Air Albania për detaje të mëtejshme, por nuk ka marrë përgjigje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull