IKMT zbarkon në Drimadhë, pritet shembja me tritol e objektit 4-katësh pa leje

1 Minuta Lexim

Forcat e xhenios dhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kanë zbarkuar ditën e sotme në Drimadhë, Dhërmi në kuadër të operacionit për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Raportohet se IKMT do të shemb një objekt katër katësh në Drimadhes, i cili është pa leje.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe rreth 2100 metra katrorë.

Sipas informacioneve shpërthimi i kontrolluar do të kryhet ditën e diel rreth orës 15:30. Objekti do të hidhet në erë me rreth 10 kilogramë lëndë eksplozive.

Më pas do të vlerësohet nëse në zonë ekzistojnë objekte të tjera pa leje.

Të dielën e kaluar IKMT hodhi në erë me 70 kg tritol resortin “Prestige Resort” në vijën bregdetare të Kavajës, pasi rezultonte të ishte ndërtuar pa leje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull