Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi ka komentuar investigimin e Neës24, ku u vërtetua me zë dhë figurë se doganierët e Durrësit marrin ryshfete.
Bumçi thotë se skandali për këtë qeveri është kthyer në normalitet. Sipas tij, fakti që në këtë skandal është përfshirë dhe vëllai i këshilltarit të Ramës, e bën situatën akoma më të rëndë.
Në një intervistë për News24, Bumçi u shpreh se qeveria jep një pronë prej 800 mijë metrash katrorë një kompanie arabe, teksa hedh dyshime mbi financimin e projektit të Portit të Durrësit.
Bumçi: Fjala skandal është e drejtë, superskandal duhet përdorur për inceneratorët, apo Portin e Durrësit. E rëndë është fakti që ndodh me Portin e Durrësit. Ne kemi rreth 600 mijë ton naftë ç’doganim në vit, dhe pak a shumë kemi mbetur në këto shifra, pavarësisht se ka rritje të numrit të turizmit. Por si ka mundësi që në dogana ka pak a shumë e njëjta ç’doganim nafte?
Këtu është korrupsioni i madh. Super skandali në këtë qeveri është kthyer në normalitet. Në portin e Durrësit duke qenë vëllai i këshilltarit të kryeministrit e bën më të rëndë ngjarjen. E marrin këtë pronë rreth 800 mijë metra katrorë. Jepet pa garë pasuria më e madhe e shqiptarëve dhe ky është super skandal. Përse i jep tokën një kompanie arabe?
Tani nuk dimë më, sepse është regjistruar në ishuj ku nuk dihet shumë dhe i shmangen taksave. Përse falen taksat? Ky është super skandal. Me çfarë fondesh do të ndërtohet porti i ri? Një port që të ketë 3 herë kapacitetin e Durrësit kërkon investime të mëdha në kalata, rrugore, hekurudhore dhe nuk kushton kurrë 390 mln.
Ne duhet të nxjerrim lekë nga xhepat tanë, jo për të rritur rroga, por për portin. Inceneratorët janë super skandali tjetër. BE është kundër kësaj teknologjie për të djegur plehrat. Është për riciklim. Në Elbasan, Fier , Tiranë, qeveria vazhdon të paguajnë pronarët edhe pse janë në arrati. Si ka mundësi për një çështje që po hetohet dhe pronarët janë në kërkim të paguhet lekë?