Ish-Presidenti serb sulmon qeverinë e Beogradit: Gënjen! Asnjë polic nuk dërgojnë në Kosovë. Po KFOR, ruan lopët?

3 Minuta Lexim

Për Boris Tadiç, ish-presidentin e Serbisë, i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, nuk po e thotë të vërtetën kur po deklaron se Serbia do të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të 1 mijë pjesëtarëve serbë nga institucionet e sigurisë për në Kosovë.

E vërtet në këtë rast, argumenton Tadç, është se dërgimi i këtyre pjesëtarëve serbë ndodh vetëm me miratimin e komandantit të KFOR-it në Kosovë.

“Petkoviç, po gënjen opinioni publik serb kur po deklaron se do të konsiderojë dërgimin e pjesëtarëve serb nga institucionet e sigurisë për në Kosovë me qëllim të mbrojtjes së serbëve”, ka shkruar Tadiç në rrjetin e tij social në Twitter.

“‘Zyra për Kosovën’ udhëhiqet nga një person që as nuk e njeh mirë rezolutën 1244 apo ndoshta qëllimisht i mashtron qytetarët për gjoja patriotizëm të kësaj qeverie”, ka shtuar ai.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, gjatë ditës në një deklaratë për media nuk e ka anashkaluar mundësinë që Serbia duke iu referuar rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të dërgojë një numër të konsiderueshëm të forcës së sigurisë serbe në Kosovë.

Policia e Kosovës, pas situatës së tensionuar në pjesën veriore të Kosovës ditëve të fundit, ka shtuar prezencën e saj në këtë zonë ndërsa pjesëtarë të Policisë kanë filluar patrollimin në këmbë, përkatësisht në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.

Megjithatë njësitet policore gjatë patrullimit kanë hasur në rezistencë të grupeve të ndryshme të armatosura dhe të maskuara.

Si pasojë e kësaj një polic i Kosovës gjatë patrullimit në Veri është plagosur.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 thuhet në njoftimin e policisë, në fshatin Serbovc, në Komunën e Zveçanit të banuar me shumicë serbe.

“Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”, thuhet në raportin e Policisë për media.

Rritja e forcave policore atje, ka ardhur pas rastit në zyrat e anëtarëve komunalë zgjedhorë, pasi përkundër se në përcjellje të policisë ata nuk u lejuan të futen në vendet e tyre të punës.

Në anën tjetër komuniteti ndërkombëtar, më saktësisht Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ambasadori amerikan dhe ai gjerman në Kosovë, kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në këtë fazë në Veri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull