“Komision hetimor për charterin e Ramës”, PD: Nisja e punimeve për Teatrin, provokim

2 Minuta Lexim

Partia Demokratike ka depozituar sot kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor udhëtimet me charter. Lajmi u dha nga deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili paralajmëroi kallëzime dhe denoncime për afera të ndryshme korruptive të qeverisë.

“Shumë iniciativa ligjor e kemi dorëzuar në parlament, midis tyre ajo për parashkrimin që megjithëse është dorëzuar prej kohësh pengohen nga konferenca e kryetarëve. Kjo dëshmon frikën e Ramës për t’u përballur me drejtësinë. Kërkesa jonë për ngritjen e komisionit hetimor për charter-at dhe ky është depozituar në 35 firma që e bën të detyrueshme ngritjen e këtij komisioni”.

Në nisje të mbledhjes së grupit demokrat, Boçi akuzoi kryeministrin Rama se zgjedhjen e kreut të SPAK, ndërsa e quajti provokim nisjen e punimeve të Tetarit Kombëtar.

“Ngulmimi i Ramës për të zgjedhur njeriun e tij në krye të SPAK tregon që projekti i tij për të instaluar regjimin, është konkrete dhe duhet reagim publik. Sot Rama e Veliaj provokojnë për nisjen e punimeve për një teatër me kulla duke dalë hapur kundër Gjykatës Kushtetuese. Më e pakta do të ishte që SPAK të vepronte, por nëse nuk vepron ne do të kallëzojmë në SPAK Ramën e Veliajn. Ne do të vazhdojmë me kallëzime e denoncime si për inceneratorët, Portin e Durrësit e afera të tjera”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull